Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këmbana funebre e Kavajës nuk bie për viktimat e tragjedisë

Aktualitet E shtunë, 12 Tetor 2019 10:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Lorenc Vangjeli

Çfarë ndodhi në Kavajë këtë javë, nuk është ngjarja e një qyteti të vogël province të lënë si xhep nga autostrada e re që shkon drejt jugut. Ajo është vetëm pjesa e dukshme e historive gjithmonë e më tipike shqiptare, të cilat luhen si drama për protagonistët dhe si ububu llahtare për moralistët.

Një apo disa histori paralele pasioni, një grua e vetme dhe nënë e tre fëmijëve, me bashkëshortin e dytë brenda në burg dhe burgu jashtë vendit, policë që vendosin të bëjnë ligjin me uniformë jashtë shërbimit, të shtëna automatiku e pistolete, foshnje dy vjeçare në vendin e krimit, shumë gjak, të vdekur e të plagosur: çfarë ndodhi në Kavajë është shumë më shumë se një dosje kriminale. Ajo është shumë më shumë se një hetim policor apo raportim gazetaresk. Eshtë më shumë edhe se grishja e zakontë për të nginjur kureshtjen e të ngeshmëve, për të bërë kinse puritanët të bërtasin për moral dhe skeptikët që të përsërisin dhe njëherë krizën e gjithë shoqërisë shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga cila do anë të shihet kjo ngjarje, ajo është një zinxhir tipik shqiptar shkak e pasojë e sjelljes, e mendjelehtësisë ekstreme për të zgjidhur situata të rënda, e mosbesimit tek ligji, e shpërdorimit të detyrës, e epshit të pakontrolluar dhe arrogancës ditëzezë mashkullore, e cektësisë në arsyetimin për jetën dhe lehtësisë së padurueshme që i jepet vetë peshës së jetës. Tragjedia e Kavajës është identikiti i një shoqërie që ka probleme serioze me busullën e orientimit, që ligjin e pranon vetëm kur i intereson për vete dhe moralin e përmend vetëm kur e përdor për të ndëshkuar tjetrin. Përtej raportimeve të kronikës, Kavaja është një histori tragjike ku kanë gabuar të gjithë dhe duhet të paguajnë sot të gjithë. Dikush e bëri madje edhe duke i mbyllur hesapet vetjake me jetën e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gruaja që ishte në qendër të tragjedisë nuk është Maria Madalena. Dhe askush nga gjykuesit e saj që ndodhen në turmën me gurë në dorë, nuk është Jezu Krishti. Para se të goditet me gurë morali ajo grua, duhet që secili ta shohë një çast botën me sytë e saj. Secili duhet të përpiqet të dalloje edhe si e shihnin botën gjithë personazhet e kësaj tragjedie. Dhe vetëm atëherë, akuzatorët mund të jenë edhe të akuzuar.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 15 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 19 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 19 minutash

Shpejt a vonë drejtësia do të ketë një tablo formale të asaj çfarë ndodhi, por gjykimi tjetër, ai që varet nga kushtetuta e moralit dhe kodi njerëzor i sjelljes, me të gjitha gjasat, do të duhet të shpallë fajtore krizën e gjithë shoqërisë. Kriza e shoqërisë së sotme shqiptare është një këmbanë që bie fort e fort, por nuk e lenë të dëgjohet brohorimat, sherret, dashuritë, urrejtjet, bashkimet e ndarjet e politikës për pushtet dhe në emër të pushtetit. Kavaja dha një dëshmi më shumë se ajo është këmbanë funerali. Herët a vonë, edhe skeptikët do ta dëgjojnë dhe do ta ndjejnë në lëkurë drithërimën e këtij lloj morti. Si tattoo tmerri. Këmbana të tilla, siç thonë të mençurit e kësaj bote, bien për të gjithë dhe jo për viktimat direkte të tragjedisë. /JavaNews.al/

Etiketat e lidhura

KavajeLorenc Vangjeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 6 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 13 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 15 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.