Këmbësorët si shkaktarë, kthehen në burim aksidentesh

Aksidentet rrugore në Shqipëri janë në shifra të frikshme. Fajtorë janë edhe këmbësorët. Kalimi i rrugës dhe i barrierave i mori jetën një personi në zonën e Astirit, sërish këmbësorët bëhen burim aksidentesh. Këto dy vajza të mitura kaluan në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti tragjik.

Veç zonës së Astirit e cila në të dyja krahët është me qendra të banuara dhe ku nuk mungojnë rrugëkalimet e qytetarëve për ekspertët ka vend dhe për projektimin e nënkalimeve apo dhe mbikalimeve.

Në dy ditë aksidentet i morën jetën dy personave. Veç ngjarjes tragjike të Astirit 2 orë më pas në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar përplasi një motor duke lënë të vdekur pasagjerin, ndërsa drejtuesin në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?