Këmbimi valutor/ Zhvlerësohen monedhat e huaja – Paundi rifiton terren

Monedhat e huaja kanë pësuar luhatje të lehta ne tregun valutor gjatë këtyre dy ditëve në lidhje me monedhën vendase referuar të dhënave të CREDINS Bank.

Euro është dobësuar me 0.38 pikë duke arritur vlerën e 123 lekëve ditën e sotme krahasuar me vlerën që ka pasur ditën e martë.

Paundi britanik ka pësuar një rritje gjatë këtyre dy ditëve duke kaluar nga vlera 142.97 në 143.2 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Dollari Amerikan shënon një rënie të ndjeshme me 1.3 pikë duke zbritur në vlerën e 109.6 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, Dollari Kanadez është rritur me 0.38 pikë duke kapur kuotën e 81.5 lekëve ndërsa Dollari Australian është ulur nga vlera e 77.68 lekëve në 77 lekë. Ndërkaq Franga Zvicerane ka pësuar rënie me 0.65 pikë duke kapur kuotën e 107.5 lekëve. /scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?