“Kemi një numër të lartë vdekjes nga COVID-19”, ish-ministri liston arsyet: Nuk kapen në kohë rastet

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me situatën e e përhapjes së epidemisë së koronavirusit në vend.

Shehu nënvizoi faktin së në vendin tonë ka një numër shumë të lartë të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, dhe kjo sipas tij ka ndodhur për disa arsye.

“Kemi një numër vdekjesh shumë të lartë. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh për mos kapjen në kohë të rastve, që lidhet me testimet masive dhe me mjekun e familjes që nuk komunikon me pacientët, dhe funksioni i tij është paralizuar, duke kthyer në call centër. Lidhet po ashtu me mjekimin e pacientëve, jo me punën e personelit mjeksor, por ana teknike, mungojne mjetet teknike.

Kjo shikohet edhe këto ditë, kemi një numër të uljes së të shtruarve në Infektiv, por kemi përqindje të rasteve të renda që numri është rritur. Të sëmurët shkojnë me vonesë ne spital, 127 është një kolaps, mjeku i familjes është paralizuar.

Këto janë të gjitha tregues të sistemit që ka dështuar, të mos funksionimit të hallkave. Ka gjëra të rëndësishme që nuk po mbulohen kur duhet. E kam ngritur prej kohësh çështjen e mjekut të familjes, dhe testimet masive. Mjeku i familjes nuk mund të funksionojë si call center, por duhet të pajiset me të gjitha mjetet.”-tha Shehu.

SHKARKO APP