Kemi siguri për pushimet? Pikat e nxehta turistike në syrin e ISIS

Destinacionet turistike në të gjithë Europën dhe Afrikën e Veriut janë të listuara si me rrezik të lartë pas mizorive të fundit nga kërcënimet terroriste. Zyra e Jashtme (FCO) në Britani, ka mbajtur alarme të larta pas sulmeve terroriste në Nisë të Francës të enjten dhe të një grushti shteti në tentativë në Turqi brenda natës së djeshme. Rreziku i sulmeve terroriste në Francë mbetet i lartë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të grupeve islamike terroriste.

Më shumë se 80 njerëz u vranë, ku Mohamed Lahouaiej-Bouhlel i shtypi ata me kamion në Ditën e Bastijës(festë kombëtare në Francë). Mbrëmë FCO gjithashtu lëshoi një paralajmërim për Turqinë.

Zyra e Jashtme u shpreh se: “Ne jemi të shqetësuar nga ngjarjet që po zhvillohen në Ankara dhe Stamboll. Ambasada jonë është duke monitoruar nga afër situatën. Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale këshillojmë që shtetasit britanikë të shmangin vende publike, të mbetet vigjilent dhe të monitorojnë faqen e internetit FCO për këshilla të udhëtimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

harta e vend eme rrezik

Swiss Digital Mobile Reklama

Një numër i madh i britanikëve besohet të jenë të bllokuar në kaos, pasi më shumë se 2.500.000 qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar vizitojnë pika të nxehta turistike çdo vit.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmi i Shtetit Islamik (ISIS) në Paris, i cili la 130 të vdekur nëntorin e kaluar. Megjithatë pas sulmit, Presidenti Francois Hollande njoftoi se Franca do të zgjas gjendjen e tyre të jashtëzakonshme për tre muaj të tjerë deri më 26 tetor. Hollande tha më tej se: ”10.000 oficerë të ushtrisë do të vendoset në të gjithë vendin. Në këto rrethana, ne duhet të shfaqin kujdes dhe duhet të punojmë së bashku”.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili gjithashtu la 10 fëmijë të vdekur. Sipas njoftimeve, qeveria turke ka marrë kontrollin pas grushtit ushtarak të dështuar i cili ka lënë më shumë se 260 të vdekur dhe 1000 të plagosur. Pikë e nxehtë e pushime vazhdon të mbetet në gatishmëri të lartë pas një seri sulmesh në vitin e kaluar. Që nga janari i këtij viti vendi ka pasur tetë sulme terroriste, i fundit ishte në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, ku vrau më shumë se 40 njerëz.

sa të sigurta janë pushimet

FCO ka paralajmëruar se sulme të mundshme në zonë dhe kërkoi që udhëtarët të kontrollojnë mediat lokale para se të udhëtojnë. Egjipti është gjithashtu një ndër zonat e rrezikut, ku pas rrëzimit të avionit rus që vrau 224 njerëzit në bord më 31 tetor të vitit të kaluar, edhe aty ISIS mori përgjegjësinë për sulmin.

Bregdeti mesdhetar ka një numër të zonave të rrezikshme që janë vizituar rregullisht nga pushuesit edhe në Europë dhe Afrikë. FCO ka ndryshuar nivelet e rrezikut edhe për Tunizinë, pasi ka këshilluar që njerëzit të mos udhëtojnë në jug dhe në zonat perëndimore, pas vrasjeve në një plazh turistik më 26 qershor të vitit të kaluar.

Spanja e cila sheh çdo vit 12 milionë vizitorë nga Britania, në destinacione të tilla si; Ibiza, Majorca, Barcelona dhe Kosta del Sol, ka një nivel të kërcënimit të rritur. Alarmet e fundit mbi rajon përfshijnë frikën se britanikët në Kosta del Sol mund të jenë në shënjestër. Spanja dhe Franca bashkohet me vendet afrikane si; Algjeria, Tunizia dhe Egjipti në një nivel të lartë, ndërsa Libia e përfshirë në luftë civile është një sanduiç në mes.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?