Kënga e Big Basta-s: Rama IK!, Pojana: T’i japim fund largimit të rinisë nga vendi
Këngëtari Big Basta ka bërë një këngë kundër Edi Ramës.
Bashkëshorti i Vesa Lumës, që aktualisht jetojnë në Zelandën e Re, ka sjellë një këngë kundër Edi Ramës.
Aty ai i këndon realitetit të zymtë që ka prodhuar Edi Rama dhe sekti i rilindjes që ai drejton.
Në fund, këngën Big Basta e mbyll me mesazhin “Rama Ik!”
Lidhur me këtë prodhim të ri të Big Bastës ka reaguar edhe nënkryetari i forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klevi Pojana.
“Një këngë nga Big Basta për realitetin e trishtë shqiptar. T’i japim fund largimit të rinisë nga vendi, është sot misioni më i madh kombëtar. #bashkëpërndryshimin”, shprehet Pojana.
https://www.facebook.com/pojanaklevi/posts/2663108557284258