Këngëtari Ermal Meta bashkëpunon me kryebashkiakun Veliaj për ringritjen e shtëpisë së familjes Alla

Edhe këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare Ermal Meta është solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë pas tërmeti dhe ka vendosur të kontribuojë.

Ai do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, ku Brisilda, Erseda, Erildi bashkë me familjen e tyre të mos rrinë në mes të ftohtit dhe rrënojave.

Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, ka shkruar Ermal Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?