Këngëtarja shqiptare humb xhaxhain dhe kushërirën nga tërmeti
Ka shkuar në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Jetën e kanë humbur edhe disa familjarë të këngëtares Evi Reçi, raportojnë mediat në Shqipëri, shkruan Syri Kosova.
Report Tv siguron foton e çiftit Eduard dhe Dolora Reçit, që humbën jetën nga tërmeti në Durrës së bashku me dy fëmijët, Kristi dhe Klaus.
Vajza Krisiti, ishte mikesha e djalit të kryeministrit Rama, Gregorit dhe djali Klaus që studionte për inxhinieri u nxorën të pajetë nga rrënojat.
Eduardi, ishte xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi.