Këngëtarja shqiptare kapet me drogë në kufi
Në pranga të policisë kufitare ka rënë Këngëtarja shqiptare, e cila u kap me drogë të llojit kanabis duke tentuar të kalojë kufirin.
Fjala është për këngëtaren Valbona Xeka, 41 vjeç, banuese në fshatin Kameras- Fushë Krujë, e njohur nga publiku si këngëtare.
Arrestimi i saj u bë pasi, dje në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, automjetit të saj tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 12 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

KOHA JONË SONDAZH

