Territori Shqiptar gjatë ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme do të jenë në zonat malore.
E shtunë, 19 tetor 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
RESHJET
Nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 24 °C
në vendet malore: 9 / 22 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
