FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Keni plane në fundjavë? Zbuloni çfarë surprizon moti

Meterologu Hakil Osmani, bën me dije se vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Zonat bregdetare dhe Ultësira Perëndimore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat gjatë ditës së nesërme në orët e mesditës pritet të krijojnë mundësinë e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut po në zonat veriore.

Ndërsa dita e dielë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket vlerave termike pritet të ketë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet të shkojnë në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 35-gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të regjistrohen deri në 12 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër pritet të kenë prezencë të vranësirave në orët e mesditës që do të krijojnë mundësi për reshjeve të pakta shiu që gjithashtu pritet të jenë edhe në formën  e rrebesheve , ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit që do të vijojë edhe gjatë ditës së dielë.

Sa i përket vlerave termike edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut maksimumet do të shkojnë deri në  30 gradë celsius ndërsa vlerat minimale gjatë kësaj fundjave do të luhaten nga 12 në 13 gradë celsius.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?