Keni planifikuar pushimet? Lajme të mira nga meteorologët, temperaturat do jenë të larta
Më në fund diell dhe temperatura të larta për adhuruesit e plazhit dhe për ata që tashmë nisin pushimet e verës.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se ditën e Shtunë dhe të Dielë do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin.
Vranësirat do të jenë kalimtare në zonat malore.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal në formë shtrëngatash afatshkurtër.
“Për tu theksuar është fakti se përvec temperaturave të larta ato do të ndihen akoma dhe më shumë për shkak të lagështirës së lartë në ajër”.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/s.