Kërcënime online dhe fizike gazetarëve. PD: Janë me prapavijë politike nga Rama

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka reaguar ashpër për sulmet ndaj gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë. Ajo ka theksuar se patronazhistët e partisë, qoftë në formë fizike apo si trolle online, po përdoren për të ndëshkuar çdo zë të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të pushtetarëve.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Patronazhistë e partisë, fizikisht ose si trolle online, janë lëshuar kundër çdo zëri të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të qeveritarëve, arritur me vjedhje të taksave të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktimë e sulmeve me maska interneti është bërë gazetarja Glidona Daci e Klan Neës, e cila ka marrë kërcënime në rrjetet sociale, me gjuhë denigruese, nga një profil me emrin Nesti Angoni. ‘Nesti i partisë’ që sulmon si të vetët, edhe kundërshtarët, në varësi të direktivave që merr, sulmon gazetaren e kronikës në punë të vet, vetëm pse raporton fakte që nuk u pëlqejnë të korruptuarve të oborrit të bashkisë dhe qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin ndaj Glidona Dacit dhe çdo gazetari, në krye të detyrës apo në faqet e tyre private online, dhe sheh pas tyre fytyrën linçuese dhe të murrëtyer të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashibozukëve të tyre me maska dhe emra fals.

Në vazhdën e intimidimeve kundër gazetarëve, një patronazhist i partisë, që kalon sa nga një prehër në tjetrin, edhe ai vegël qorre e Veliajt dhe Ramës, ka kërcënuar në një studio televizive gazetarin e njohur Enton Abilekaj.

Është e qartë se guximi i Angonatëve të Rilindjes dhe sharlatanëve të saj, linçues me pagesë, ka prapavijë politikë. Regjia është në selinë e qeverisë dhe në zyrat e bashkisë ku strehohet sektori i censurës dhe programi i dhunimit të fjalës së lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?