Kërcënimi i terroristëve islamikë afron BE-në me Ballkanin

Një strategji e re sigurie për Europën do të përfshijë lidhje më të afërta në strukturat e sigurisë në Ballkan.

Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit perëndimor po riforcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit islamik, veçanërisht në kuadër të kërcënimeve të reja terroriste në disa vende të Europës perëndimore.

Një zyrtar i lartë i BE-së që merret me çështjet e anti-terrorizmit ka konfirmuar që Bosnja-Hercegovina dhe Kosova janë vende që kategorizohen me shkallë të lartë të rrezikut në lidhje me shtetasit që janë larguar për të luftuar në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi tashmë 500 persona nga Ballkani perëndimor që i janë bashkuar terroristëve në Siri dhe Irak. Shumica janë nga Bosnja-Hercegovina dhe Kosova,” tha zyrtari i BE.

Megjithatë, ky zyrtar tha se institucionet evropiane janë kryesisht të kënaqura me nivelin e bashkëpunimit me strukturat e sigurisë në vendet në fjalë. Ekspertët e BE-së thonë se po bëhet punë serioze në forcimin e kontrolleve të policisë, përgjimin e të dyshuarve, shkëmbimin e informacionit dhe identifikimin e rrjeteve kriminale.

“Fusha tjetër ku ne po punojmë seriozisht është thyerja e propagandës së imamëve radikalë ekstremë në Ballkan,” konfirmoi burimi i BE-së. Ekspertët e Bashkimit Europian po përpiqen të angazhojnë ‘liderët fetar të moderuar që përbëjnë shumicën e popullatës myslimane’, tha ai.

Sipas statistikave të BE, 3000 deri në 5000 shtetas europian janë larguar nga vendet e tyre për të luftuar në Siri dhe Irak.

Zyrtarët e BE-së thanë se europianët që i bashkohen luftërave islamike përdorin kufirin bullgar me Turqinë si një itinerar transit për të kaluar në Siri dhe Irak. Për këtë, sipas tyre, Sofja ka nevojë për më tepër ndihmë nga europianët që të mbikëqyrë me efektivitet doganat.

Kroacia ka gjithashtu një barrë të madhe përgjegjësie sepse shteti anëtar në BE kufizohet me Bosnje-Hercegovinën, që është identifikuar si një kërcënim i mundshëm. Kufijtë e Kroacisë jashtë gjithashtu kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian.

Frans Timmeramns, zëvendës president i Komisionit Europian, ka lajmëruar qëllimin e Komisionit për të zbatuar një strategji të re sigurie. Një nga më kryesore, sipas Timmermans, do të jetë mbrojtja e të dhënave si dhe mundësia e riforcimit të zonës Shengen pa pasaportë të BE-së, duke i kushtuar rëndësi zonës jashtë saj.

Komisioni synon të prezantojë ‘strategjinë e sigurisë së brendshme në maj,’ tha Timmermans për gazetarët.

Koordinatori i BE anti-terrorizmit, Gilles de Kerchove, ka i dërguar shteteve anëtarë një strategji të re anti-terrorizëm, e përgatitur pas sulmit terrorist të këtij muaji në Paris. Ndonëse e vulosur, strategjia parashikon masa që përfshijnë kërkesën e kompanive të internetit të dorëzojnë çelësat e inkriptimit.

“Komisioni duhet të ftohet të eksplorojë rregullat që detyrojnë kompanitë e internetit dhe telekomunikimit që operojnë në BE, t’i japin akses në komunikime autoriteteve kombëtare,” besohet se shkruan strategjia. Ajo do të diskutohet në takimin e ministrave të BE për çështjet e brendshme dhe drejtësi në Riga, Letoni, më 29 janar.

BIRN

SHKARKO APP