Kërcënimi me jetë për Bashën: Kujdes kur të dalësh në verandën e shtëpisë

Emiljano Shullazi do te merret ne pyetje nga prokuroret në lidhje me kërcënimin ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i thanë ABC se është planifikuar që gjatë javës së ardhshme Shullazi të jap versionin e tij për kallëzimin e deputetës Voltana Ademi.
 
Ajo pretendon se, Emiljano Shullazi i shoqëruar nga disa persona te tjere, e ka takuar në një lokal në "Rrugën e Kavajës" per t’i transmetuar Lulzim Bashes nje mesazh.
 
Sipas kallëzimit, Shullazi i ka thënë deputetes Ademi keto fjale: “Të fala kryetarit tënd Lulezim Basha dhe thuaj kujdes kur te dale ne veranden e shtepise”.
 
Kjo fjali, është cilësuar kërcënim nga opozita, për faktin se mendohet qe Shullazi e ka vëzhguar kryetarin e demokrateve ne banesës së tij pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?