Kërcënimi me molotov para lokalit, zbardhet konflikti mes biznesmenëve për borxhin e pashlyer 300 mijë euro
Pronarët e një lokali në afërsi të Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet kanë dhënë alarmin pasi kanë konstatuar një bidon plastik me fitil të përgatitur gati për shpërthim kur kanë shkuar të hapin si çdo mëngjes lokalin e tyre.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë, ndërsa ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjastësi 10 cm.
Policia thotë se po punon për identifikimin autorëve të kësaj vepre penale por jep dhe një detaj tjetër, pas lokalit ku është gjetur lënda plasëse fshihet një konflikt prej 300 mijë eurosh
“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Bar kafe “My House”, është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim Gjykate, pasi ka qenë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marrë hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do ti kthente huan do ti jepte kete prone shtetasjt M. D”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Sakaq specialistët e policisë kanë sekuestruar edhe 4 kamerat e sigurisë së lokalit, por për shkak të cilësisë së dobët të tyre është bërë e pamunduar identifikimi i personit apo personave që kanë vendosur molotovin./BW/
KOHA JONË SONDAZH

