Kërcënimi, Koni dhe Kule dëshmojnë te Krimet e Rënda
Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me kërcënimet e pretenduara prej tij se ka marrë gjatë fushatës për rektor.
Konkretisht, Koni mbërriti në prokurori rreth orës 10.15, ku do të japë edhe sqarimet e tij në lidhje me kërcënimet që ka marrë.
Mynyr Konit iu kërkua të heqë dorë nga gara për rektor, pasi në të kundërt do t’i merrnin peng djalin.
Emri i përfolur për këtë kërcënim është ai i Emiliano Shullazit, referuar denoncimit publik të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë, raportohet se edhe dekani aktual i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule kanë mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me denoncimin për kërcënimet për t’u tërhequr nga gara.
Së bashku me Konin, ata janë thirrur në prokurori dhe do të pyeten nga prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi. Dhe pritet që dëshmia e tyre të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen… (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

