FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënohet Bujar Spahiu, njerëz të krimit i kërkojnë të iki nga drejtimi i KMSH-së

Bujar Spahiu është kërcënuar dhe i është kërkuar që të japë dorëheqjen nga drejtimi i i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Lajmin e jep media ”MCNTV”, ku thuhet se në të paktën dy raste ai është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë. Kështu pak kohë më parë një person me bacgroun kriminal dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.

Edhe dy biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri janë takuar me Spahiun dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqie fiktive nga detyra. Këto përpjekje vijnë në një kohë kur konflikti brenda Komunitetit Mysliman ka dalë në sipërfaqe mes një grupimi që konsiderohet si afër Turqisë dhe që e akuzon Spahiun si gylenist.

Duket se konflikti i ndezur për kryetarin e KMSH-së po mban peng edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë e cila po ndërtohet me fonde të besimtarëve mysliman turq. Për këtë arsye edhe presidenti Erdogan ka shtyrë vizitën e planifikuar për inagurimin e kësaj xhamie. Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë nisën ne vitin 2015 dhe ishte parashikuar që të zgjasnin 2-3 vite. Por Sot pas 8 viteve dyert e xhamisë nuk janë hapur ende për besimtarët myslimanë dhe vizitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë me shkurtime nga /MCNTV/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?