Kërcënohet ish-kryebashkiaku i Leskovikut, Guda: Më thanë mos i jep shumë gojës
Dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar me pistoletë ish-kryetarin e Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Leskovik. Denoncimi në polici është bërë nga vet Guda.
Vetë Fatmir Guda që mban edhe postin e nënkryetarit të PD-së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak, tha për syri.net se dy persona me maska i janë afruar vetëm 30 metra larg shtëpisë së tij dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë.
“Dy persona me maska mu afruan ndërsa isha vetëm 30 metra larg banesës time dhe më vendosën pistoletën në kokë dukë më thënë ‘mos i jep shumë gojës se do ta pësosh keq’. Atë më kërcënuan edhe nga familja dhe më paralajmëruan që të mos e denoncoj si ngjarje”- ka rrëfyer vetë Guda ndërsa ka depozituar një kallëzim në polici.
Sipas Gudës, ky kërcënim ka qëllime të pastra politike ndërsa e lidh incidentin me një denoncim që ai ka bërë në prag të zgjedhjeve lokale që u mbajtën së fundmi në Kolonjë

