Kërcënohet kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu

Kryetari i Bashkisë së Maliqit është kërcënuar nga një person që, sipas tij, po i tmerron edhe familjarët.

Në një deklaratë për gazetarët, Gezim Topçiu tha se ai kërcënohet prej dy javësh nga Ani Kristo, person me precedentë penalë.

Ai ka vënë në shënjestër të kërcënimeve kryetarin e Bashkisë për shkak se nuk e ka ndihmuar në një rast në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kristo, sipas Topçiut, së fundi i ka kërcënuar edhe djalin, duke i thënë që do t’i zhdukë si familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku i Maliqit thotë se ka bërë denoncim në polici, dhe sipas policisë ndaj shtetasit Ani Kristo ka nisur procedim penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?