Kërcënohet me jetë Nazime Visha
Pak pasi fitoi lirinë pas vrasjes së Fiqiri Muçës, vijojnë problemet për Nazime Vishën.
Ndaj saj është lëshuar një urdhër mbrojtje, pasi është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe është dhunuar nga bashkëshortja e Fiqiriut, Menyre Muça dhe djali i saj, Ervis Muça.
“U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Nazime Visha, 22 vjeçe, banuese në Zallbastar, sepse është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga Menyre Muça dhe Ervis Muça, 44 vjeçe dhe 20 vjeç, banues në fshatin Manzë Durrës”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.
Nazime Visha, e dënuar me 10 vite burg për vrasjen e abuzuesit të saj, ka lënë burgun e grave në Tiranë në 25 Mars të 2016. Ajo qëndroi 3 vite e 8 muaj në qeli, për vrasje me paramendim.
22 – vjeçares i kishin mbetur dhe 3 vite e 9 muaj burg për të kryer.
Visha kishte përfituar disa herë ulje dënimi nga amnisti të ndryshme dhe sjellja e mirë.
Falja e saj u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, pas kërkesave të vazhdueshme nga shoqëria civile dhe personalitete të njohur për ta falur. /tvklan.al
KOHA JONË SONDAZH

