Kërcënoi biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë, arrestohet Feruzan Shehu

Policia e Bulqizës ka arrestuar sot shtetasin Feruzan Shehu, personi që kërcënoi me jetë biznesmenin Gëzim Balla në këtë qytet.

Pak kohë më parë, pasi i kërkonte para dhe e kërcënonte me jetë, Feruzan Shehu qëlloi edhe me armë drejt makinës së biznesmenit Gëzim Balla.

Për ngjarjen ai ka folur ekskluzivisht më herët për ”News24” për të sqaruar ngjarjen ku u kërcënua biznesmeni i ndërtimit, Gëzim Balla. Shehu thotë se nuk ka konflikt me Gëzim Ballën por zbulon se duke pirë kafe një ditë biznesmeni i premtonte se do i jepte lekë pasi të merrte ndonjë tender. Shehu pasi mësoi që kishte marrë tenderin e rrugës në Fushë- Bulqizë e telefonoi dhe i kërkoi para por Gëzim Balla e ofendoi.

Më pas Ferzuan Shehu thotë se kur shkuan për t’u takuar pa që Gëzim Balla po vinte me policë të cilët qëlluan në drejtim të tij. Sipas Shehut, kryebashkiaku Lefter Alla ka manipuluar gjithë ngjarjen pasi duan të ekzekutojnë Feruzan Shehun për një galeri kromi ku duan të punojë dikush tjetër.

Feruzan Shehu ishte në kërkim prej shtatorit të 2019 edhe për një tjetër ngjarje, për një sherr ndërsa ky është konflikti i dytë brenda disa muajsh. Ai i kërkon Prokurorisë të hetojë ngjarjen dhe të zbardhë telefonatat në telefonin e tij.

SHKARKO APP