FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënoi kreun e burgjeve, dënohet me 10 muaj burg

Dënohet me 10 muaj burg Muharrem Zelija. Ai do të qëndrojë në burg 6.4 muaj për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Zelija u akuzua se kërcënoi me SMS kreun e burgjeve Agim Ismaili. Vendimi është dhënë nga gjyqtar Artan Gjermeni.

Mësohet se kërcënimi është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit.

Identifikimi i personit në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh,ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?