Kërcënoi me armë gruan në sy të fëmijëve, ndalohet nga policia

Një krim në familje është parandaluar në Krujë, ku 53-vjeçari Ibrahim Lika është kapur duke kërcënuar me armë bashkëshorten e tij A. Lika në sy të fëmijëve.

Siç njofton Policia e Durrësit, forcat e Komisariatit Krujë kanë bërë të mundur parandalimin e një krimi në familjen Lika, me banim në Shkretë, Cudhi të Krujës. Policia ka ndërhyrë gjatë konfliktit që 53-vjeçari kishte me të shoqen 47-vjeçare. Sipas Policisë, dhuna ndaj bashkëshortes ka qenë e përsëritur. Gjatë konfliktit të ditës së djeshme 53-vjeçari kishte nxjerrë dhe armë me të cilën po kanoste të shoqen në sy të fëmijëve. Policia ka arrestuar Ibrahim Likën dhe ka sekuestruar armën e tij, tip “pistoletë” TT. Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e kapjes, Likës, iu sekuestruan veç pistoletës dhe një krehër me 6 fishekë.

  • Shtetasi i mësipërm, ka qenë i dënuar më parë (ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

SHKARKO APP