Kërcënojnë të riun gay nga Shkodra: 3 mijë euro, ose të publikuam fotot intime me të dashurin

Dy të rinj që kanë kërcënuar një të ri gay nga Shkodra, do të përballen me gjykatën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen për 18-vjeçarin Aleksanndër Ashta dhe 19-vjeçarin Armando Vuksani.

Sipas prokurorisë, këta të fundit kanë kërcënuar një 23-vjeçar se do t’i publikonin foto intime me të dashurin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata i kanë bërë shantazh atij, duke i kërkuar 3 mijë euro, në mënyrë që të mos i publikonin fotot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, 23-vjeçari ka bërë denoncim në polici dhe pas arrestimit, tashmë dy të rinjtë do të përballen me gjykatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?