Kërcënuan me armë turisten gjermane, arrestohen 5 veta në Shkodër

Një turiste gjermane është penduar së tepërmi që ka shkuar në Shkodër për pushime. Ajo është përballur me një ngjarje të pazakontë. Pesë persona që lëviznin me një mjet e kanë kanosur me armë dhe e kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, ajo ka mundur të largohet dhe të denoncojë rastin në Polici. Kjo e fundit është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka arrestuar pesë persona për kërcënimin e turistes gjermane, e identi헹᨜kuar me inicialet A.T. 23 vjeçe, raporton Panorama.

Ata janë: Ersid Hasaj, 25 vjeç; Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç; Bashkim Buraniqi, 24 vjeç; Armen Lisaj, 25 vjeç; Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç Shkodër. Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T. Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?