Kërcë@ohen me bom@ë disa nga kandidatët e kabinetit të ri të Trump
Disa nga të emëruarit në kabinetin e Donald Trump për administratën e tij të ardhshme janë shënjestruar nga kërcënimet me bombë. Kjo është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare. FBI deklaroi se ishte në dijeni të “kërcënimeve të shumta me bombë”, ndërkohë që Policia po heton ngjarjet.
Zyra e republikanes së Nju Jorkut, Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, tha se ajo kishte marrë një kërcënim me bombë.
Policia e Nju Jorkut deklaroi se shtëpia e të zgjedhurit të Trump për sekretarin e tregtisë, Hoëard Lutnick, ishte gjithashtu e kërcënuar. Lee Zeldin, të cilin Trump e ka emëruar për t’u bërë administrator i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, konfirmoi gjithashtu se ai ishte në shënjestër, duke thënë se një bombë ishte dërguar në shtëpinë e tij me një “mesazh me temë pro-palestineze”.
“Unë dhe familja ime nuk ishim në shtëpi në atë moment dhe jemi të sigurt”, tha ai. Mediat amerikane të lajmeve kanë raportuar gjithashtu se republikani nga Florida, Matt Gaetz, i cili u largua nga kandidimi për t’u bërë prokuror i përgjithshëm i SHBA, ishte gjithashtu në shënjestër.