Kër@ënimet nga Serbia, policia në veri të Kosovës: Ne jemi këtu

”Situata në veri është e qetë, por mbetet delikate”, thotë zv/komandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili duke folur për A2 CNN, nënvizon se kanë gjithçka nën kontroll.

”Nuk kemi ndonjë zhvillim. Kemi numër të mjaftueshëm të policëve. Në rast se ka nevojë për të reaguar, ne jemi këtu”, u shpreh Elshani.

Situatën e qetë e konfirmon edhe Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut.

“Në mënyrë demokratike kemi protesta nga një subjekt politik. Kemi pasur dhe arrestime të disa personave që kanë bërë vepra penale dhe sulme ndaj policisë”, tha Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal, Mitrovicë e Veriut.

SHKARKO APP