Kërkesa e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave të Kosovës, reagon Balla: Mirënjohje miqve të PE-së

Pasi deputetët e Parlamentit Evropian nënshkruan një letër përmes të cilës i kërkuan kancelares gjermane Angela Merkel që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të vendosë në axhendën e Këshillit Evropian, vjen një reagim nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit përmes një mesazhi në Twitter ka përshëndetur këtë nismë, ndërsa shton se iu është mirënjohës kolegëve të PE-së.

“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”,- thuhet në mesazhin e Ballës.

SHKARKO APP