Kërkesa e Prokurorisë në Kuvend: Kontroll në banesat e deputetëve

Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit dhënien e lejes për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ndërsa kërkesën, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Albana Shtylla, ua ka dërguar të dy deputetëve.

“Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka depozituar pranë Kuvendit kërkesën për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit, Mark Frroku dhe Tom Doshi” thuhet në shkresën e Kuvendit.

SHKARKO APP