Kërkesa për arrestimin e Frrokut për vrasje në Belgjikë. Nesër vendos Këshilli i Mandateve
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të shqyrtojë nesër kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestim e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në Belgjikë.
Në njoftimin e publikuar nga Zëdhënësi i Kuvendit, Aleksi thuhet:
Ju bejme me dije se me shkresën nr.1004/30, datë 28.03.2015, Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z.Mark Frroku.
Në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftojmë se Kryetari Kuvendit ka vendosur që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, që do të shqyrtojë kërkesën dhe relacionin shoqërues për dhënie autorizimi për arrestimin, ose heqjen e lirisë, të mbahet ditën e dielë, datë 29.03.2015. ora 16.00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
KOHA JONË SONDAZH

