Kërkesat për çerdhe dhe kopshte në Tiranë, rriten kapacitetet për të shtuar numrin e fëmijëve

Kërkesat në rritje të prindërve për të regjistruar fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike ka vënë para përgjegjësisë bashkinë e Tiranës për të shtuar ambientet dhe për të rritur kapacitetet. Çerdhja “Pranverat” në njësinë numër 10 nga 150 fëmijë tani mund të pranojë 250 .

 

“Në vende si kjo hapësirë në zemër të Tiranës, ku edhe shpronësimi është i shtrenjtë, ku edhe toka e lirë është e paktë, po mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht; pra, kemi dyfishuar kapacitetin e çerdhes, duke shtuar 4 grupe të tjera dhe do të mundohemi që në të gjithë territorin, aty ku ka vend për hapësira të reja, të zgjerojmë hapësirat e akomodimit, të shtojmë grupet apo edhe terrenet sportive, siç do të bëjmë edhe këtu një kënd lodrash”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një nismë të re duke ndërmjetësuar me kompani që kanë mbi 100 punonjës për të krijuar një kopsht apo çerdhe brenda tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Siç e kërkon ligji dhe siç është tradita në të gjitha vendet e BE-së, kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish, mbi 100 punonjës, si kompanitë e telekomunikacionit, bankave, të fillojnë të instalojnë në mjediset e tyre çerdhe dhe kopshte. Është një mënyrë për t’u siguruar që prindi që punon e ka shumë të afërt vendin ku po rritet fëmija i tij, por edhe për t’i hequr një ngarkesë qyteti”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?