Kryeministri: Më duhet kohë ta gëlltis këtë padrejtësi, gjithë atë mal me m…t që nxori sot ajo prokurori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënimin me nga 45 vjet burg për sejcilin nga katër ish-krerët e UÇK-së. ”Sikur ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur”,-shkruan Rama, duke shtuar se ende po përpiqet të kuptojë bazën e kërkesës që ai e cilëson si “varrosje për së gjalli të katër burrave”.

Postimi  i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?