Kërkohet sërish arrestimi i Frrokut, por këtë herë për akuzën e vrasjes në Belgjikë

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sërish sot në orën 16:00, për deputetin Mark Frroku për të vendosur lidhur me një kërkesë të dytë për autorizimin e Prokurorisë për arrestimin e tij.

“Prokurori i Përgjithshëm ka depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë, kërkesën dhe relacionin shoqërues, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z.Mark Frroku” thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit ku informohet se  mbledhja mbahet sot në orën 16 00 në kryesinë e kuvendit.

Këtë herë Prokurorira nuk kërkon arrestimin e deputetit të zgjedhur në Pukë nën siglën e PKD, në zgjedhjet e 2013 për dëshmi të rreme, por për një akuzë më të rëndë të ngritur nga drejtësia belge: Vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në 1999.

“Bazuar në aktet që i janë vënë në dispozicion Prokurorisë Shqiptare, nga prokuroria belge rezulton se Mark Frroku dhe 3 bashkëatdhetarë të tij, janë personat e akuzuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Sipas materialeve hetimore, rezulton se kjo vrasje është pasojë e përplasjeve së grupeve që merren me prostitucionin në Bruksel ” thuhet në njoftimin e prokurorisë të bërë publik dje.

Mark Frroku: Ne tetor ne sallen e gjyqit ne Bruksel

Gjyqi ndaj Mark Frrokut, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda të Brukselit,  nis në tetor 2015.

Për vrasjen e ndodhur  në datën 05. Mars 1999 autoritetet belge akuzojnë 4 shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i njohur në Belgjikë me identitetin e rremë Besnik Morina.

Të akuzuarit janë gjykuar në mungesë dhe ndaj tyre, në 15 janar 2010, Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit ka dënuar secilin me nga 10 vjet burgim.  Dy prej të akuzuarve, njëri prej të cilëve edhe shtetasi Mark Frroku, kanë apeluar këtë vendim, me arsyetimin se avokatët e tyre kanë qenë kontradiktorë në mbrojtjen e klientëve të tyre, pa shprehur qartësisht kundërshtimin e akuzës. Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 Mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit.

A do jetë Frroku i pranishëm

Nuk dihet nëse Frroku do të jetë i pranishëm sot apo do të mungojë si në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të 26 marsit 2015.

Ndërkohë në seancën e Kuvendit ku u votua  autorizimi për arrestimin e parë Frroku i bëri thirrje deputetëve të mos i hapin rrugë pasi shumë prej tyre mund të përfundojnë si ai.

Në njoftimin për shtyp thuhet se mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse Mark Frroku do të jetë i pranishëm apo do vendosë të mos paraqitet si në mbledhjen e

Këshilli harton një raport të cilin e paraqitet në seancës plenare dhe më pas raporti votohet me votim të fshehtë.

SHKARKO APP