Kërkoi leje në punë se ndihej keq, por nuk i dhanë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Një 27 vjecar shqiptar ka ndërruar jetë dje në një godinë në Certosas të Italisë, teksa ishte duke punuar. Sipas mediave vendase, Erion Myrtaj, 27 vjeç prej 2 ditësh kishte filluar punë me transportimin e mobileve në kompaninë Ikea. Sipas dëshmitarëve, shqiptari ishte ndjerë keq që në mëngjes dhe kishte kërkuar leje, por menaxherët nuk e kishin kuptuar dhe nuk ja dhanë.

Ai vazhdoi të punonte me transportin e mobilieve deri pasdite kur ra në tokë pa ndjenja. Pronarët e shtëpisë kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve prej 40 minutash nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Vdekja e të riut shqiptar konsiderohet si misterioze dhe prokurorët në Genova kanë nisur hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet si dhe ndaj kompanisë ku punonte shqiptari, e cila nuk mori masat kur i riu ndihej keq. Babai i 27 vjecari shqiptar, i cili punon si shofer kamioni është shprehur i tronditur për ngjarjen, ndërsa kërkon të zbardhen sa më parë shkaqet e vdekjes së djalit të tij. Shietim Myrtaj thotë se djali i tij lodhej shumë, nga puna që bënte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erjoni lodhej shumë nga puna me transportin e mobilieve. Unë nuk di që im bir të ketë bërë ndonjë kontroll mjekësor më parë. Jemi të tronditur, duam të dimë të vërtetën e vdekjes së djalit”- ka thënë ai. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së 27-vjecarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?