Kërkoi ndihmë urgjente për gjak, Cakaj tregon gjendjen e babait të prekur me Covid dhe ka një falenderim

Ish-ministri, Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.

Më herët Cakaj bëri thirrje për ndihmë për babain e tij, të cilit i duhej plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?