Kërkojnë pagën e luftës! Punonjësit e fasonerisë në Kavajë dalin në protestë

Punonjësit e një fasonerie në Kavajë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Ata po protestojnë përpara Tatimeve, duke thënë se nuk e kanë marrë ende pagën që iu takon.

Protestuesit dëshirojnë që të sqarohet situata nga ana e zyrtarëve që shpërndajnë pagën e luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ka premtuar në planin e dytë financiar se pagën e luftës e përfitojnë ato punonjës puna e të cilëve është mbyllur ose janë shkarkuar nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?