Kërpaçi: Eurodeputetët e thanë qartë, pa plotësimin e 15 kushteve s’ka integrim
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, ku vë theksin tek qëndrimi i eurodeputetëve, të cilët kanë thënë qartë se pa plotësimin e 15 kushteve nga ana e qeverisë, nuk ka Integrim të Shqipërisë në BE. ”Pa marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që e përdorin pushtetin për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre, nuk mund të ketë BE. Shqipëria, atdheu jonë me të rinj të shkëlqyer është marr peng nga një grupim që me synime të errëta dhe antikombëtare po e largon Shqipërinë nga BE”.
Postimi i plotë
Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian u shpreh qartë se plotësimi i 15 kushteve është kusht për vazhdimin me konferencën e parë ndërqeveritare! Mohimi i 15 kushteve nga kryeministri, është një akt i rrezikshëm i bërë me qëllim për të dështuar hapjen e negociatave! E thënë qartë dhe thjeshtë:
‼️Pa plotësimin e 15 kushteve nga ana e qeverisë, nuk ka Integrim në Europë‼️
Teksa dëgjoja eurodeputetët të flisnin për Shqipërinë u ndjeva keq që modeli i kryeministrit për mbështetjen e grupeve kriminale, e etiketon vendin tonë si vendi më i korruptuar dhe me influencë të grupeve kriminale! Keqqeverisja, arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ka alarmuar Europën dhe bëri që me të drejtë eurodeputetët të ngrinin me shumë shqetësim hetimin e autorëve të dhunës ndaj protestueve të Teatrit Kombëtar.
Pa marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që e përdorin pushtetin për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre, nuk mund të ketë BE. Shqipëria, atdheu jonë me të rinj të shkëlqyer është marr peng nga një grupim që me synime të errëta dhe antikombëtare po e largon Shqipërinë nga BE.