Kërpaci: Rilindja ka vrarë ëndrrat e të rinjve
Kryetarja e LRI-së, njëherësh edhe deputete e LSI-së, Floida Kërpaci, përmes një postimi në facebook, ka ngritur shqetësimin e keqqeverisjes, që sipas saj, ka bërë që të rinjtë të largohen dhe se po përballen me kushte të vështira si studentë.
”Qeveria e Rilindjes, Buxhetin për Rininë e ka 0,01%! Ky nuk është prioritet! Kjo është tallje me të ardhmen e vendit! Vetëm me largimin e kësaj qeverie mund t’i hapet rrugë projektimit të së ardhmes së të rinjve, duke i orientuar drejt një arsimi cilësor dhe punëve të mirë paguara jo larg Atdheut dhe vrasjes së shpresës”,-shkruan Kërpaci.
Postimi i plotë
Rilindja ka vrarë ëndrrat e të rinjve! Të rinjtë janë të lodhur nga shpërfillja dhe përbuzja e qeverisë së 10 oligarkëve! Studentët përballen me tarifa të larta shkollore, me një jetesë shumë të papërballueshme!
Sot, të rinjtë kanë pamundësi për të gjetur një punë të mirë paguar! Pjesa më e madhe e tyre, kanë punë që nuk i përshtatet profilit të tyre të studimit!
Por çfarë kuptimi ka!? Një Shtet qe nuk projekton të ardhmen e të rinjve, të ardhmen e vendit, atëherë është një Shtet i Vdekur! Varfëria, padrejtësia, pamundësia janë kryefjala e përditshmërisë së tyre! Të rinjtë shqiptarë jetojnë me shpresën e vetme që të largohen nga Shqipëria!
Qeveria e Rilindjes, Buxhetin për Rininë e ka 0,01%! Ky nuk është prioritet! Kjo është tallje me të ardhmen e vendit! Vetëm me largimin e kësaj qeverie mund t’i hapet rrugë projektimit të së ardhmes së të rinjve, duke i orientuar drejt një arsimi cilësor dhe punëve të mirë paguara jo larg Atdheut dhe vrasjes së shpresës!
#LSI-Partia e Shpresës së të Rinjve!
KOHA JONË SONDAZH

