Kërpaçi: Të rinjtë nga e gjithë Shqipëria për një kauzë të drejtë

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, nga protesta u shpreh se mijëra të rinjë nga e gjithë Shqipëria, i janë bashkuar opozitës për kauzën e drejtë. ”Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme në Shqipëri, zgjedhje ku vota është përfaqësuese dhe ku qeveria dhe shteti punon për të rinjtë, garanton punësim të sigurt e të mirëpaguar, arsim cilësor për të rinjtë dhe mbi të gjitha garanton shpresë, stabilitet, prosperitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e këtij vendi”,-tha Kërpaçi.

Deklarata e plotë

Protesta është e jashtëzakonshme, me një pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve, të rinjve dhe të rejave që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria me një kauzë të drejtë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Sot qytetarët shqiptarë për fajin e kësaj qeverie, kryeministrit Edi Rama dhe pushtetit të tij të inkriminuar jetojnë më të varfër. Qytetarët shqiptarë nuk duhet të largohen nga Shqipëria, por duhet të largojnë shkaktarin e këtij largimi masiv të të rinjve dhe të familjeve shqiptare që është Edi Rama, qeveria e tij e inkriminuar që mbështet një grupim njerëzish dhe të hapim një kapitull të ri, ku shteti punon për qytetarët e thjeshtë dhe qytetarët e lirë. Dhe mbi të gjitha të kemi zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme në Shqipëri, zgjedhje ku vota është përfaqësuese dhe ku qeveria dhe shteti punon për të rinjtë, garanton punësim të sigurt e të mirëpaguar, arsim cilësor për të rinjtë dhe mbi të gjitha garanton shpresë, stabilitet, prosperitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?