FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Kësaj qeverie po i shkulen themelet”, deputeti Kapri: Rama po shfaqet si autokrat

Deputeti i partisë ”Mundësia”, Erald Kapri thotë se kjo është protesta më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vend dhe po lëkund themelet e qeverisë, paçka përpjekjeve të mazhorancës për ta delegjitimuar atë. Kapri kritikiroi rrethimin e Parlamentit me forca të shumta policore, duke u shprehur se kjo pamje jep përshtypjen e gabuar sikur vendi ndodhet në gjendje lufte. Ai theksoi se opozita nuk duhet ta braktisë parlamentin, por ta përdorë atë si arenë për t’ia përplasur në fytyrë qeverisë të gjitha dështimet.

”Ky parlament e ka humbur legjitimitetin, legjitimiteti është në shesh. Shoqëria shqiptare po kërkon largimin e Ramës dhe një ndryshim sistemi. Rrethimi i parlamentit me polici, edhe kur nuk ka protestues, është i turpshëm. Ne nuk mund të lëmë hapësira bosh, aty kemi mundësi t’ia plasim në fytyrë keqqeverisjen”, deklaroi deputeti Kapri.

Për të bilanci i këtij viti të mandatit qeverisës është i mbushur me skandale korrupsioni, duke përmendur rastet në AKSHI, ministrinë e Belinda Ballukut dhe ndryshimet e shpeshta në kabinetin qeveritar, të cilat çuan popullin në shesh. Kapri nënvizoi se kjo qëndresë qytetare po e nxjerr zbuluar kryeministrin para partnerëve ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Populli po i tregon Perëndimit se Rama është një autokrat që po sundon përmes një grushti të vogël njerëzish popullin më të varfër në Evropë. Kjo protestë po e zhvesh Ramën në sytë e perëndimorëve. Ai mund ta shtyjë pak në kohë dorëheqjen, por vetëm do të gërryhet politikisht. Fundin e kanë të shpejtë dhe po marrin urrejtjen e shqiptarëve”, tha Kapri në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?