Këshillat Bashkiakë, LSI forcë e parë në Skrapar dhe Delvinë

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie është drejt fundit, në Skrapar ka përfunduar edhe numërimi për këshillat bashkiakë. Sipas rezultateve të KZAZ në Skrapar, por edhe KQZ, LSI është forca e parë politike me 4486 vota (57.2%) duke fituar 10 këshilltarë, PS 1519 vota (19.37%) fiton 3 këshilltarë. Ndërkohë PD me 707 vota është forca e tretë duke fituar vetëm 1 këshilltar. Të njëjtin rezultat ka pasur edhe PR me 413 vota e cila ka marrë 1 këshilltar. Kujtojmë se Skrapari është vendlindja e liderit dhe themeluesit të liderit të LSI­së, Ilir Meta.

Ndërkohë LSI është shpallur forcë e parë politike edhe në bashkinë e Delvinës, ku ka fituar 4 këshilltarë bashkiakë. Ndërkohë që Partia Socialiste ka marrë 3 këshilltarë bashkiakë dhe PBDNJ 2.

Procesi i numërimit të këshillave bashkiakë vijon edhe në bashkitë e tjera si: Konispol, Kurbin, Has, Maliq, Dropull, Peqin, Belsh, Klos, Ura Vajgurore. 

SHKARKO APP