FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile, miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës. Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë.

Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, i cili pritet të shërbejë si një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.

Sheshi i ri do të ofrojë një mjedis natyror të qetë, duke kombinuar elementë të ujit, gjelbërimit dhe aktiviteteve rekreative e relaksuese. Ky projekt synon të përmirësojë imazhin kulturor të Tiranës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke rritur vlerën e zonës përreth. Ky projekt, me një rëndësi të madhe për zhvillimin urban dhe rekreativ të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?