Këshilli Bashkiak në Elbasan voton PRO bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot qëndrimin pro propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh.

Vendimi është marrë pas konsultimeve publike të zhvilluara në territor, gjatë të cilave qytetarët dhe përfaqësuesit e aktorëve vendorë kanë paraqitur qëndrimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me reformën.

Në procesin e konsultimit morën pjesë 670 persona. Prej tyre, 513 u shprehën në favor të reformës, ndërsa 67 kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Këshilli Bashkiak dha mbështetjen e tij për propozimin. Nga 51 këshilltarë që përbëjnë këshillin, në votim morën pjesë 36. Prej tyre, 26 votuan pro dhe 2 kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendimin e miratuar, Këshilli Bashkiak i Elbasanit vë theksin te nevoja që riorganizimi i ri të shoqërohet me garantimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së shërbimeve publike. Gjithashtu, kërkohet që komunitetet në territorin e riorganizuar të kenë akses të barabartë në shërbime dhe përfaqësim të përshtatshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?