Këshilli i Europës: Qeveria duhet të parandalojë dhunën policore

Këshilli i Europës ka dalë me një deklaratë të fortë, ku i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të parandalojnë dhunën policore dhe të mbështesin të drejtën dhe lirinë e tubimeve paqësore. “Autoritetet shqiptare duhet të parandalojnë dhunën e mëtejshme policore dhe të mbështesin të drejtën për lirinë e tubimit paqësor,” thuhet në deklaratë.
“Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në demonstrata dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës”,– tha Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç.
Ajo shprehu shqetësim për përshkallëzimin e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve pas vrasjes fatale të një të riu nga policia gjatë izolimit të vendit javën e shkuar. “Përdorimi joproporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me të tjera protesta të organizuara në Shqipëri në fillim të këtij viti”,- tha ajo.

SHKARKO APP