Këshilli i Mandateve i hap rrugë arrestimittë dytë të Frrokut

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë rënë në dakordësi për heqjen e imunitetit për deputetin Mark Frroku.

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës do të dalin me raporte të ndara.

Procesi pritet që të kalojë në Kuvend, i cili do të votojë për arrestimin ose jo të Mark Frrokut, për llogari të drejtësisë belge.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi leje nga Kuvendi për arrestimin e Frrokut, leje e cila duket se u mbështet nga të dyja palët. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes këshilli i dërgoi Kuvendit kërkesën e Prokurorisë.

SHKARKO APP