Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Kokëdhimën, PS: Duam kohë

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shtyu vendimin në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima. Këshilli u mblodh sot për të shqyrtuar  kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në mbledhjen e parë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores Maxhoranca kërkoi më shumë kohë për tu njohur me akuzat e paraqitura nga opozita. Deputeti demokrat Arben Ristani në përfundim të mbledhjes argumentoi se zvarritja e vendimit është një trajtim me dy standarte. Ndërkaq Avokati  i Kokëdhimës  Artan Hajdari hodhi poshtë akuzat e PD duke deklaruar se deputeti socialist nuk është përfituar asnjë lek nga buxheti  i shtetit në momentin që është shpallur deputet. Vetë deputeti Kokëdhima nuk ishte i pranishëm në mbledhjen që u zhvillua më 6 Prill.

SHKARKO APP