Këshilli i Mandateve vendos: Deputetët do të marrin USB me provat e SPAK për dosjen Balluku

Deputetët, anëtarë në Këshillin e Mandateve do të marrin në dorëzim provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre, pra në një USB.

Mësohet se palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) t’i shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete.

Por me ndërhyrjen e kreut të SPAK, që i lejoi ti marrin, palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?