Këshilli i Sigurisë Kombëtare do mblidhet në 3 shkurt
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e premte, më datë 3 shkurt 2017, ora 12.00.
Lajmin e dha Presidenca nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke pranuar kështu kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për mbledhjen e tij për çështjen “Balili”.
Ky institucion thotë se ekziston shqetësimi i partnerëve, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrave të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.
“Si dhe rrezikut që ekziston tashmë nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, apo edhe bazave të tyre, që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit”, tha Olsi Lafe, drejtor i Kabinetit të Presidentit.