Këshilli Kombëtar i PD, zgjedh emrat drejtues

Sot (e shtunë) Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, 15 fituesit si anëtarë të kryesisë janë:

Dhurata Cupi
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Eno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma

Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti

“U mbyll procesi i numërimit dhe i përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin e partisë. Pra, për sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin e Çështjeve Ligjore, Sekretarin Organizativ, Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Sekretarin për Burimet Njerëzore. Në përfundim të numërimit rezulton se: Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë. Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi. “Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë: Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi; Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata; Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi; Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso; Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli”- u shpreh Jemin Gjana.

Lidershipi i ri në PD

Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani

Nënkryetarë të PD-së rikonfirmohen: Edi Paloka dhe Edmond Spaho

Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata
Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi
Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso
Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli

Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova.

Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani,

Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP